"Kjo jetë është e jona, nuk e falim"/ Gratë marshojnë në Tiranë kundër dhunës dhe vrasjeve!

Aktualitet

"Kjo jetë është e jona, nuk e falim"/ Gratë

Qytetarët në Tiranë kanë zhvilluar në një protestë në Ditën e Grave, duke marshuar në rrugët e kryeqytetit. Fillimisht marshimi ka nisur në zonën e ish-Bllokut, për të tu ndalur më pas përpara Kryeministrisë.

"Nuk është krim pasioni, është Femicid”, “Mos ma prek lirinë”,

“Kjo jetë është e jona, nuk e falim, nuk lejojmë të na ndalin”, thuhej në disa prej pankartave.

Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e New Yorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre në punë.

100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Clara Cetkinit, vendosën që 8 marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion