Flori “thyen” heshtjen, flet për herë të parë për vdekjen e nënës: “M’ka marrë malli me m’thon djali mamit”

Flori Mumajesi ka kujtuar në Instagramstory se 3 muaj më parë ka ndërruar jetë nëna e tij. Për herë të parë, këngëtari shkruan disa fjalë për të.
“Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty. Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se m’ka marrë malli me t’mbajt erë n’qafë, m’ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në tv, e të më thuash si dola dhe pastaj të marrë në tel e t’flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori, ndërkaq këtyre fjalëve ua ka bashkëngjitur këngën “Dhemb”.

Nëna Florit humbi jetën në shkurt të këtij viti pas disa problemesh me zemrën.


