Arrestohen 8 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Aktualitet

Arrestohen 8 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Tetë persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

U arrestua një 24-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë të ftohta, teksa një 37 vjeçar u vu nën pranga pasi ka vjedhur një biçikletë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasit: P. D., 55 vjeç, A. K., 53 vjeç, B. E., 39 vjeç, A. H., 44 vjeç, G. S., 35 vjeç dhe L. Sh., 34 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Ndërkaq, shtetasi S. B., 24 vjeç, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke rrezikuar jetën 3 këmbësorëve, njëri prej të cilëve nga irritimi ka goditur motorin me një send të fortë.

Me datë 23.05.2021, në rrugën “Reshit Çollaku” një person i paidentifikuar ka vjedhur 16.000 lekë të reja në banesën e shtetasit J. V. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan dy armë të ftohta.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 37 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit I. N.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P. D., 55 vjeç, A. K., 53 vjeç, B. E., 39 vjeç, A. H., 44 vjeç, G. S., 35 vjeç dhe L. Sh., 34 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 23.05.2021, shtetasi S. B., 24 vjeç, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke rrezikuar jetën 3 këmbësorëve, njëri prej të cilëve nga irritimi ka goditur motorin me një send të fortë.

•Me datë 23.05.2021, në rrugën “Reshit Çollaku” një person i paidentifikuar ka vjedhur 16.000 lekë të reja në banesën e shtetasit J. V. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion