Filmoi Parashqevi Simakun në rrugët e Amerikës, gruaja tregon gjendjen e këngëtares shqiptare: Kishte shkëlqim, por…

Showbiz

Filmoi Parashqevi Simakun në rrugët e Amerikës, gruaja tregon

Një emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elvira Tata, takoi një ditë më parë këngëtaren Parashqevi Simaku.

Teksa publikoi në rrjetin e saj social “Instagram” foto nga takimi me artisten e madhe, ajo tregon se Parashqevi Simaku gëzon shëndet të plotë, po është në gjendje të varfër ekonomike.

“Hera e parë që me ty fola shqip” – publikohet një tjetër video, dyshohet të jetë Parashqevi Simaku

“Sot takova Parashqevinë e bukur si gjithnjë me shkëlqim në fytyrën e saj si dikur me një buzëqeshje plot dritë e jetë. Ajo ishte në gjendje vërtet të varfër por me një dinjitet të fortë dhe gëzonte shëndet të plotë.

Kjo video e shkurtër pasi bëra shume video së bashku, do t’ju tregoj që është një grua vitale e mençur dhe me shumë dritë”, shprehet Elvira Tata.

Qytetarja: Ti nuk beson që jemi shqiptarë?

Parashqevi Simaku: Aspak. Dua të them që ne shqiptarët jemi ajo që kemi mbetur nga Roma, Greqia, Perandoria austriake. Ndaj disa prej nesh kanë ardhur që nga koha e Skënderbeut. Ju e keni ruajtur traditën austro-hungareze.

Qytetarja: Do të jap një buzëkuq. Lyeji pak buzët e kuqe.

Parashqevi Simaku: Të lutem, mos u shqetëso.

Qytetarja: Lyeji, lyeji që të të shohë avokati si yll.

Parashqevi Simaku: E kam shumë më të lehtë të flas anglisht. Me ty për herë të parë kam folur shqip.

Qytetarja: Shumë bukur ke folur.

Parashqevi Simaku: E kam harruar gjithë këto vite.

Qytetarja: Ku të të gjej unë ty? Nuk e kam as telefonin tënd. S’kam as adresën e shtëpisë tënde.

Parashqevi Simaku: Më shkruaj në Facebook. Kërko në Facebook tim dhe do të shohësh fotot e mia, familjen time gjithçka e kam aty.

Qytetarja: Në çfarë ore futesh në Facebook? Do vij sërish, sa e bukur u bëre me buzëkuq. Se di ti sa e bukur u bëre!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion