Shkrihen KPA dhe KPK, zyrat dhe kompetencat e tyre i merr SPAK dhe Altin Dumani

Aktualitet

Shkrihen KPA dhe KPK, zyrat dhe kompetencat e tyre i merr SPAK dhe Altin Dumani

Këshilli i Ministrave vendosi të kalojë nën administrim të SPAK dhe të ministrisë së drejtësisë zyrat e rivlerësimit të gjyqtarëve mbasi nga 1 janari 2025 do të marrë kompetencat e komisionerëve publikë kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani.

Mbarimi në fund të këtij viti i mandatit të komisionerëve publikë Florian Ballhysa dhe Irena Nino pasohet me marrjen e stafetës nga kryeprokurori i posaçëm i cili do të përfaqësojë çështjet e apeluara në KPA.

Ky vendim vjen me mbarimin e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve publikë që në 31 dhjetor shkrihen.

Mandati i vazhdimit të vettingut në shkallën e dytë ka si afat qershorin 2026. Ndërkohë gjatë 6 viteve proces kontrolli të trefishtë, në shkallën e parë vettingut u kontrolluan 805 funksionarë prej të cilëve 268 nuk u konfirmuan në detyrë.

Aktualisht kanë mbetur për tu shqyrtuar në KPA mbasi janë apeluar 42 gjyqtarë dhe prokurorë.

nga ana tjetër në gjykatën e Strasburgut janë ankuan 130 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar në Shqipëri.

Megjithatë pretendimet  më tani  gjykata evropiane e të drejtave të njeriut është shprehur me vetëm një vendim për rikthim në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari, për të cilën procesi që ishte kryer në vendin e saj u vlerësua si dispropocional./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion