Fifi feston ditën e saj të lindjes, dedikimi i partnerit të saj na emocionoi të gjithëve

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, ose siç njihet ndryshe me emrin e artit Fifi feston sot ditën e saj të lindjes.
Artisja mbush plot 28-vjeç.

Ashtu siç nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Fifi mori një dedikim me fjalët më të ndjera nga partneri i saj, Adis Patushi.
“Ti je shpirti im dhe të adhuroj, urime ditëlindjen”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit që publikoi në‘Instastory.
Fifi e ka ripostuar urimin e tij në Instastory dhe e etiketon atë “si gjysmën e saj më të mirë”.
Që me hyrjen e saj në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, Fifi shpejt u kthye në një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, për shkak të rrugëtimit të saj në këtë format.
Me daljen nga ‘BBV’, ajo krijoj një lidhje dashurie me ish-partnerin e Adrola Dushit me të cilin shpesh shfaqet në ambjente publike ku nuk mungojnë edhe puthjet e përqafimet për njëri-tjetrin.
Dyshja kanë treguar se janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.