Fejohet në fshehtësi Jori Delli, fotoja që ngjalli dyshime

Showbiz

Fejohet në fshehtësi Jori Delli, fotoja që ngjalli dyshime

Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën.

Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Megjithatë duket se dyshja kanë hedhur hapin e radhës dhe ka qenë vetë modelja që ka ngritur shumë pikëpyetje me postimin e fundit në InstaStory në llogarinë e saj në Instagram.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo ka postuar një foto të dorës së saj ku në sy ra unaza në gishtin e “kurorëzimit të dashurisë”. Postimi nuk është shoqëruar me asnjë përshkrim apo emoji.

Duket se Jori ua ka lënë në dorë ndjekësve të saj që të kuptojnë se për çfarë është postuar në të vërtetë kjo foto. Megjithatë sytë të gjithëve na shkuan te unazat me gurë.

Rikujtojmë gjithashtu se para disa javësh edhe mamaja e Jorit ka pretenduar se vajza e saj mund të jetë shtatzënë. Ishte Jori ajo që publikoi në profilin e saj të Instagramit, një bisedë të bërë me nënën e saj, e cila i tregon se ka parë filxhan dhe sipas tij, ajo është shtatzënë.

Fejohet në fshehtësi Jori Delli, fotoja që ngjalli dyshime

 

ME TE LEXUARAT