Vajtojnë vdekjen e vajzës, babai i Caroline: Kush do kujdeset për Lidian kur mos të jemi ne

Babai i Caroline, David ka folur sërish për mediat, lidhur me jetën e tyre pas vdekjes së vajzës. Për Daily Mail, ai tha se e shoqja po e trajton mbesën e tyre njësoj si Caroline kur ishte fëmijë.
“Ajo e trajton atë saktësisht sikurse trajtoi Caroline kur ishte fëmijë. Ajo luan me të vazhdimisht kur është zgjuar dhe është vigjilente për tingullin më të vogël kur është në gjumë. Familja është e përqendruar në Lidia. Të gjithë tani janë zgjuar në orën 6.30 në mënyrë që Susan të mund të vizitojë varrin e Caroline para se të kthehet për të përgatitur ushqimin e parë të Lydia-s gjatë ditës.
Komoditeti që na siguroi prania e Lidias në shtëpi është një faktor lehtësues në të gjithë këtë çështje tragjike. Por, unë nuk jam një djalë i ri dhe të gjithë jemi të vdekshëm. Kam një shqetësim të thellë se mund të mos jem në gjendje të siguroj Lidian në ato vite kur ajo mund të ketë nevojë për mbështetjen më të madhe. Qëllimi im i vetëm tani është t’i jap jetën më të mirë fëmijës së vajzës sime të mrekullueshme”, tha ai.
Media britanike ka kërkuar që qytetarë të ndryshëm të ndihmojnë në krijimin e një fondi për t’u kujdesur për Lidian kur gjyshërit e saj nuk do jenë më gjallë


