"Çfarë po bën kështu more?"/ Juli 'ia plas në sy' Rozës, zbulon sekretin e Rikes

Showbiz

"Çfarë po bën kështu more?"/ Juli 'ia plas

Që prej mbrëmjes se kaluar marrëdhënia mes Julit dhe Rozës ka filluar të këtë krisje por ditën e sotme, dyshja ka vijuar të debatojë ashpër, duke arritur të ngrejnë tonet me njëri-tjetrit.

Roza është e vendosur të mos jetë më nën hijen e Julit, mirëpo ky i fundit shprehet se po sillet si Rikja dhe do përfundojë si ajo, jashtë shtëpisë.

Juli: Mbas asaj që më the tek krevati që dua të godas dhe ty sepse dua t’i godas të gjithë. Kjo të nxjerr katastrofë.

Roza: Ajo burrëria nga gjysma e lartë që diskutove, ti nuk po e tregon.

Juli: Ti nuk po ruan as marrëdhënien.

Roza: A e nxorre muhabetin me shoqen time, tregoje tamam.

Juli: Tregoje ti se unë nuk e di.

Roza: Si je kështu more Juli? Një muhabet personal timin me Riken e nxjerr kështu? Një muhabet që unë e kam me shoqen time dhe ta them ty me mirëbesim?

Juli: E ke thënë para kamerave.

Roza: Lal çfarë po bën? Këshillën që ma jep mua Rikja, ti ma nxjerr këtu?

Juli: Po të nxjerr siç je Roza.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion