Çfarë ndodhi ? Vëllai i Madh dërgon zarfin e Zi: Nuk ju toleroj më, bëni gati valixhet...

Showbiz

Çfarë ndodhi ? Vëllai i Madh dërgon zarfin e Zi: Nuk ju

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Vendimi drastik nga Vëllai i Madh erdhi si pasojë e sjelljeve të përsëritura të konkurrentëve, të cilët prej kohësh kanë fshehur sende personale të njëri-tjetrit, përfshirë cigaret dhe veshjet.


Në zarfin e zi, Vëllai i Madh i paralajmëroi ashpër banorët, duke theksuar se toleranca ka përfunduar dhe se ata duhet të dorëzojnë menjëherë të gjitha sendet e fshehura.

Banorë, Vëllai i Madh ju ka mundësuar të gjitha kushtet për një bashkëjetesë sa më të mirë, pavarësisht izolimit. Megjithatë, veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sendet personale, përfshirë veshje dhe cigare, janë të papranueshme.

Vëllai i Madh nuk ju toleron më dhe ju kërkon që të dorëzoni menjëherë sendet e fshehura, përfshirë cigaret. Sonte do të merren masa të rrepta, bëni gati të gjithë valixhet.

 

ME TE LEXUARAT