“Bonusi i votës”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Skema e pensioneve jo si piramida e Sudes dhe Bufit të kenetës

Politikë

“Bonusi i votës”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Skema e

Kryeministri Edi Rama është përplasur me një komentues i cili e ka cilësuar bonusin pranveror të pensioneve si “bonus të votës”.

Komentuesi: Bonusi i votës thuaj, mos ki turp

Rama: Këtë nuk e them, sepse e para votën e pensionistëve unë e kam pasur dhe e kam si vlerësim për punën nga njerëzit që kanë jetuar me punë. Pensionistët kanë të gjithë mirënjohjen timen dhe tonën. Me reformën e pensioneve, ne kemi bërë në mandatit tonë të parë, që kush ka dalë në pension pas reformës, të ketë një pension më dinjitoz.

Ndërsa plagën e tmerrshme të trashëgimisë së logjikës së skemës së pensioneve, ne po përpiqemi ta kurojmë, por pa krijuar një tjetër piramidë, si ato të Sudes, Rrapushit dhe Bufit të Kenetës. Padiskutim që nuk mjafton, por nuk mund të mohosh se është më shumë se dje. Kjo do të thotë të mos flasësh me mend e tua, por më çfarë të fut në gojë Bufi i Kënetës.

 

ME TE LEXUARAT