Familjarët i kërkuan të dilte nga BBV pas afrimitetit me banorin, Ana nuk tërhiqet: Dashuria, mbi gjithçka

Showbiz

Familjarët i kërkuan të dilte nga BBV pas afrimitetit me banorin,

Dy nga banorët e Big Brother Vip, Ana dhe Kevini kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngushte me njëri tjetrin në shtëpi, e cila po duket si një romancë mes tyre.

Mirëpo 1 javë më parë familjarët e Anës treguan që nuk ishin dakord me këtë zgjedhje të saj dhe i dërguan një letër që ajo ta linte shtëpinë.

Ana e refuzoi kërkesën e familjarëve dhe më pas pati një telefonatë me motrën e saj e cila e këshilloi të luante vetëm dhe të distancohej nga Kevini.

Spektaklin e fundit ishte nëna e Kevinit ajo e cila i bëri një surprizë djalit të saj duke u futur në shtëpi për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo për të vazhduar rrugëtimin e nisur.


Përtej këtyre nëna e Kevinit nuk nguroi të thonte edhe disa fjalë rreth situatës së këtij të fundit me Anën teksa ka shprehur shqetësimin që familjarët e saj kanë ndërhyrë mes dyshes.

“Dashuria është mbi gjithçka, por ndërhyrjet familjare nuk më kanë pëlqyer,” tha ajo.

Ana i’i përgjigj nënës së Kevinit duke i thënë se problemi i familjarëve nuk ishte djali i saj por atyre nuk u kishte pelqyer hyrja e Anës në BBV që në fillim me pretendimin se ishte e re dhe mund të gabonte.

“Kishin rezerva për hyrjen time që nga fillimi, nuk e kanë pasur për Kevinin,” tha Ana

Ndër të tjera nëna e banorit shtoi se ju uron atyre të kalojnë mirë  dhe nëse s ju ecën dashuria le të mbeten shokë.

“Shijojeni se kjo është një experience dhe një kujtim jete, nese nuk ju ecën në dashuri mbetuni shokë. Kështu e ka jeta” tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion