"Vrasës", përmbytjet vdekjeprurëse, banorët sulmojnë Mbretin e Spanjës me sende të forta dhe baltë

Bota

"Vrasës", përmbytjet vdekjeprurëse, banorët

Skena të paprecedentë u zhvilluan në qytetin Paiporta në Spanjë, ku po e vizitonin Mbreti Felipe, Mbretëresha Letitia dhe Pedro Sanchez.

Banorët e revoltuar të qytetit të Valencias të goditur nga përmbytjet shpërthyen ndaj udhëheqësve të vendit.

Me kalimin e autokolonës zyrtare, disa qytetarë kanë nisur të hedhin sende dhe baltë, duke habitur forcat e sigurisë.

Më pas banorët shpërthyen duke bërtitur: “Vrasës! Vrasësit”, ndërsa kërkon dorëheqjen e Pedro Sanchez.

“Bota po vdes dhe tani ju po vini” protestuan banorët, të cilët prej pesë ditësh po përpiqen të pastrojnë shtëpitë dhe mendojnë se institucionet i kanë braktisur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion