Rritet bilanci i viktimave ne Gaza, mbi 64 mije te vrare

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Është rritur në 64.725 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.
Në 24 orët e fundit në spitalet e Gazës janë sjellë 72 palestinezë të vrarë dhe 356 të tjerë të plagosur. Të paktën 12.170 palestinezë janë vrarë dhe 51.818 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Është rritur në 2.465 numri i personave të vrarë dhe në 17.948 i të plagosurve që nga 27 maji në sulmet sistematike që shënjestrojnë palestinezët në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave në Gaza, të drejtuara nga Izraeli dhe SHBA-ja.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 64.718 ndërsa numri i të plagosurve në 163.859.
Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.