“Ende kërkoj mikrofonin në trup…”, reagimi i parë i Rozana Radit pas daljes nga BBV 4

Showbiz

“Ende kërkoj mikrofonin në trup…”, reagimi i

Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Rozana Radi, ka reaguar për herë të parë në profilin e saj në “Instagram” rreth rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtarja e njohur ka falenderuar fillimisht publikun ‘për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete”. Gjithashtu ajo falenderon të gjithë skuadrën e BBV 4 që u ‘kujdes që ky udhëtim të jetë i paharrueshëm’.

Rozana shprehet se ende vijon të kërkojë mikrofonin në trup dhe gjumin ende nuk e ka bërë të plotë.

Postimi i ish-finalistes së “Big Brother VIP 4”:

I përulem publikut për gjithë dashurinë dhe vlerësimin në këtë udhëtim fantastik jete! Finalja ishte e mbushur plot me emocione të bukura!

Jam ende duke kërkuar mikrofonin në trup dhe gjumin nuk e kam bërë të plotë ???? Falenderoj @topchannelalbania që më bëri të shijoj një eksperiencë UNIKE!

@sarahoxhaaa @mr.ledionlico Faleminderit që më ftuat të jem pjesë e një udhëtimi që destinacionin e kishte me emocione të forta!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion