A e pengon mosha për t’u bërë kryeministër? Berisha: Rama të dalë në debat, të shohim kush është i rrjedhur!

Politikë

A e pengon mosha për t’u bërë kryeministër? Berisha:

Sali Berisha nuk e sheh si pengesë moshën e tij në këtë garë për kryeministër, duke thënë se është avantazh eksperienca që ka.

Berisha: Lidhur me moshën, të them të vërteten e konsideroj avantazh. Sepse rikthimi im nuk ka absolutisht në bazë ambicie për karrige dhe para apo luks.

Nuk del njeri të thotë se këto i kam pasur edhe moshë tjetër, tani aspak. Çfarë më mbetet mua nga mosha, më mbetet eksperienca e çmuar.

Berisha: LaCivita është makthi i Edi Ramës. Me Chris dhe gjithë ekipin e tij jemi në lidhje nonstop këtu dhe online

Tani, e vërteta është që makthi i tij është pikërisht Chris LaCivita.
Unë u thashë, atë gjumi nuk e zë.

Ai shkallmoi komplet pas shfaqjes së Chris në krah të Sali Berishës.
Me Chris dhe gjithë ekipin e tij jemi në lidhje nonstop këtu dhe online.
Ndaj dhe i thuaj mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët.
Çfarë t’i thuash atij. Kaq!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion