EMRI/ Ndahet nga jeta në moshë të hershme kompozitori i talentuar shqiptar

Showbiz

EMRI/ Ndahet nga jeta në moshë të hershme kompozitori i talentuar

Është ndarë nga jeta në moshë të hershme, kompozitori i talentuar shqiptar, Andi Bajraktari. Lajmin e trishtë e ka ndarë në rrjetet sociale, akademiku Vasil. S. Tole, muzikolog dhe kompozitor.

Ai ka postuar në Facebook një foto të Bajraktarit, të cilin e konsideron një student ekselent, kompozitor me vlera, mësues e pedagog i përkushtuar, familjar, bashkëshort dhe prind i dashur.

Sipas Toles, Bajraktari po hidhte i sigurt hapat në fazën e thelluar të formimit të tij si kompozitor dhe intelektual i muzikës.

Postimi i plotë i Akademikut Tole:

U pre në mes jeta e një njeriu dhe artisti kompozitor me shpirt të madh. 

Andi Bajraktari ishte dhe do të kujtohet si personifikim i çdo gjëje të mirë që mund të ketë njeriu: student ekselent, kompozitor me vlera, mësues e pedagog i përkushtuar, familjar, bashkëshort e prind i dashur!

Andi po hidhte i sigurt hapat në fazën e thelluar të formimit të tij si kompozitor dhe

intelektual i muzikës. Vepra të reja po shkruante dhe ishte në prag të pranimit për studimet e doktoraturës në muzikë. Ai reflektonte mirësi për gjithshka që e rrethonte.

Na trishtove të gjithëve i dashur Andi me largimin tënd të parakohshēm!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion