E FUNDIT/ Kush do vritej? Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 41-vjeçari në Kamëz (Emri)

Aktualitet

E FUNDIT/ Kush do vritej? Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet

41 vjeçari Bledjan Qose është arrestua nga policia pasi u kap me armë në makinë.

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Invisible".

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë të fshehur në kroskotin e automjetit, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Invisible”.

Gjatë operacionit, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. Q. Gjatë kontrollit, në pjesën e kroskotit të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Q., 41 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion