EMRAT/ Kush janë dy efektivët e “Shqiponjave” që ranë sot në pranga, si nisi hetimi

Showbiz

EMRAT/ Kush janë dy efektivët e “Shqiponjave” që

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i dy efektivëve të forcave “Shqiponja”, të akuzuar për mitmarrje.

Mësohet se procedimi për 2 efektivët ka nisur pak kohë më parë nga AMP pas një konflikti që Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha kanë pasur me një qytetar.

Në të njëjtin procedim thuhet se Çelmeta dhe Xhixha merrnin ryshfet nga qytetarët për lehtësim masash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas hetimeve të agjentëve të AMP, është inskenuar një situatë që një automjet ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në prani të dy policëve, të cilët e kanë ndaluar.

Gjatë kryerjes së proceduarave standarde, i infiltruari i AMP, i ka dhënë 100 euro për t'iu shmangur penalizimit.

Të dy policët e "Shqiponjave" kanë pranuar lekët, dhe në këtë moment është për arrestimin e tyre në flagrancë.

ME TE LEXUARAT