Historia e Mevlanit i prek të gjithë në Përputhen, Bora, Arjani e konkurrentët shpërthejnë në lot

Showbiz

Historia e Mevlanit i prek të gjithë në Përputhen, Bora,

Surpriza për Mevlanin nga mamaja e tij i ka bërë të gjithë që të përloten në këtë puntatë të Për’Puthen.

Përmes një videoje mamaja e tij tha se djali është larguar nga vendi për të punuar jashtë qëkur ishte i vogël.

“Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin.

Historia e Mevlanit i prek të gjithë në Përputhen, Bora,

Kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon ia bënte që më jep mamin në telefon. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar”, tha mamaja e Mevlanit.

Të gjithë janë përlotur përfshirë moderatoren Borën, Mevlanin, Ledjanën apo Shkëlqimin.

Mes lotësh Mevlani ka dhënë një mesazh për nënën e tij duke thënë se të gjitha lotët do të t’ia kthejë në buzëqeshje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion