Makinat u bënë copë në autostradën Lezhë-Shkodër, ndërron jetë në spital infermierja e plagosur

Aktualitet

Makinat u bënë copë në autostradën

Aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në superstradën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Kakarriqi ka shënuar një viktimë.

Mësohet se në spitalin e Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë njëra nga të aksidentuarat.

Mësohet se viktima është Marjeta Gjergji infermiere e maternitetit te Lezhës. Gjergji nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

Po ashtu të plagosur janë edhe bashkëshorti i saj, fëmija i mitur, si dhe vjehrra.

Ndërkohë policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit ku u përfshinë tre automjete.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion