“Ema, babi i heq jorganin gocave”, produksioni zhduk papritur videon ku Egla përmend vajzën e Jetmirit

Showbiz

“Ema, babi i heq jorganin gocave”, produksioni zhduk papritur videon

“Big Brother VIP” ka arritur në ditën e 78 dhe sjelljet e pahijshme të banorëve me njëri-tjetrin shtohen dita-ditës.

Një ndër banoret më të komentuara për gjuhën e saj fyese në këtë sezon është aktorja Egla Ceno, e cila jo pak herë ka thyer rregullat.

Ajo ka qenë shpesh në qendër të kritikave për bullizimin e vazhdueshëm ndaj disa banorëve. Egla nuk ka lënë pa përmendur edhe fëmijët e disa prej konkurrentëve, ku përfshihet vajza e Ilnisës dhe së fundmi edhe ajo e Jetmirit.

Për këtë të fundit, Egla tha: “Ema, babi i heq jorganin në fund të këmbëve gocave kur flen gjumë, kaq bën babi zemra është i detyruar tu heq jorganin, tu vre edhe mbeturina grave në krevat, Ema”.

Mirëpo ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen përpos komentit të Eglës për vajzën e Jetmirit është se faqja zyrtare e “Big Brother VIP” e ka fshirë këtë video nga çdo rrjet social të mundshëm, përfshirë Youtube, Instagram, apo Facebook.

Madje, edhe në artikullin e gazetës së “Top Medias”, shihet se kjo video është ‘Private’ dhe nuk mund të aksesohet më nga askush.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion