Tropojë, alpinistja kroate humb jetën duke ngjitur Jezercën, shpëtohen 7 persona të tjerë

Aktualitet

Tropojë, alpinistja kroate humb jetën duke ngjitur Jezercën,

Nxiret trupi i alipinistes kroate, shpetohen 7 persona te tjere ne Jezerce

Ministri i Brendshem Taulant Balla, reagoi ne lidhje me operacionin e kerkim shpetimit per alipinistet e huaj ne malin e Jezerces.

Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura???? dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t'i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës.

Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë.

Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit.

Tropojë, alpinistja kroate humb jetën duke ngjitur Jezercën,

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka nxjerre tripin e alpinistes kroate qe humbi jeten diten e sotme ne Malin e Jezerces.

Njoftimi: Një ekip i kërkim-shpëtimit së bashku me helikopterin e Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes u angazhuan sot, menjëherë sapo kanë marrë njoftimin, krah policisë së Tropojës, në ndihmë të një grupi alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur "Maja e Jezerces".

Fatkeqësisht njëra nga anëtaret e grupit shtetesja Z.L 43 vjeç kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë dhe ka humbur jetën.

Ekipi i kërkim-shpëtimit ka bërë e mundur nxjerrjen e trupit të pajetë dhe transportimin me helikopter drejt morgut. Ndërsa operacioni i shpëtimit vijon për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.

Tropojë, alpinistja kroate humb jetën duke ngjitur Jezercën,

Nje turiste humbi jeten diten e sotme ne zonen e Tropojes, teksa ngjitej ne majen e Jezerces.

Aplinistja kroate 43 vjeçare ka rrëshkitur nga lartësia për shkak të terrenit të thepisur malor dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policise:

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim nga një grup aplinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, se njëra nga anëtaret e grupit kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, janë nisur bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.

Turistja kroate, shtetasja Z. L., 43 vjeçe, për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshkitur nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën.

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.

Vijon operacioni i shpëtimit, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion