Elvisi i del në krah Princit pas debatit me vajzat: Ndihma e Zotit të duhet aty ku je ti

Showbiz

Elvisi i del në krah Princit pas debatit me vajzat: Ndihma e Zotit të

Princi në Përputhen u sulmua ashpër edhe dje gjatë emisionit, pas deklaratave se Sara është materialiste dhe se del në takim vetëm me ata meshkuj që kanë makina luksoze. Princi kërkoi falje dhe e hodhi me dhunë mikrofonin, duke thënë se nuk flas më. Në studio asnjë zë mbrojtës nuk u dëgjua, por jashtë, ai ka mbështetjen e Elvisit.

I njohur si Loco, ish konkurrenti i Përputhen i dedikoi një status në Instagram Princit. “Princ Mile të ruajt Zoti. Se vallaj duhet ndihma e Zotit aty ku vazhdon të jesh”, ka shkruar Elvisi.



Kujtojmë se Princi e ofendoi rëndë Sarën. “Unë nuk të kam ardhur nga mbrapa dhe nuk do të vij kurrë nga mbrapa, sepse unë nuk kam Maserati nuk kam Porsche, nuk kam një kushëri të famshëm, sepse ti këta tipa preferon. Ti je sipërfaqësore, materialiste”, u shpreh Princi.

Elvisi i del në krah Princit pas debatit me vajzat: Ndihma e Zotit të

Këto fjalë ndezën një debat të madh. “E vërteta është që unë jam një student që kam dalë nga bankat e shkollës, një miku i kunatit tim e bëri të mundur pjesën e pagesës, por shkuam vonë ai ishte i acaruar e na tha nuk bëhet dhe u mundësua nga shoqja e Jasminës e cila e njihte e ia mbushi mendjen.

Sara është një gocë që i ka premtuar edhe një mikut tim për një takim dhe ajo nuk ka pranuar. Shqipëria e di kush është ajo”, tha ajo.

Më pas Sara shpërtheu në të bërtitura dhe ofendime. “Më vjen turp që po flas me këtë lloj njeriu. Unë nuk e duroj dot këtë përballë meje. Je i fëlliqur, më shpifesh nuk të shoh dot përballë meje. Ajo që del me ty nga këto unë i vë vizën”, tha Sara e nervozuar.

ME TE LEXUARAT