Nga Fieri, Rama mburr punën e tij: Hajde Rilindje Urbane hajde (Video)
Lajmifundit
/
3 April 2021, 12:12
Politikë

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Fier, ku ka vizituar Roskovecin për fushatë elektorale. Përmes një video të publikuar në Facebook, Rama në krah të kryetares së bashkisë, vlerëson punën që është bërë në boulevard.
“Këtë shesh nuk e ka as Kuvendi i Gramozit,” tha kryeministri gjatë ecjes.
“Hajde Rilindje Urbane hajde! Super transformim dhe plus kësaj, asnjë rrugë lidhëse mes fshatrave e pashtruar në Toskanën e Shqipërisë,” shkruan kreu i qeverisë krahas videos.


