Einxhel hapi arkivat dhe s’e priste të shihte DJ Dagz

Showbiz

Einxhel hapi arkivat dhe s’e priste të shihte DJ Dagz

Si shumë persona nga showbiz-i shqiptar, edhe Einxhel Shkira iu bashkua trendit të kthimit pas në kujtimet e vitit 2016, një vit që interneti në mbarë botën po e kujton me shumë nostalgji, duke e konsideruar shpesh si "i fundit vit shumë i bukur" që kemi dëshmuar kolektivisht.

Einxhel postoi disa foto të saj nga arkiva e 2016-s, me mbishkrimin "mund t'i fshi më vonë".

Në foton e dytë, ajo thotë se "ka diçka bombastike në atë postim" dhe në sy bie direkt emri i DJ Dagz në listën e njerëzve që kanë pëlqyer postimin:

Pra, na doli që Einxhel ka qenë në radarin e Dagz-it shumë më përpara "Big Brother VIP Albania 1"! Për këtë, edhe Einxhel tha me humor:

"Ja pra vajza, dashuria e jetës tuaj mund të jetë diku aty dhe po të ishit pak më të vëmendshëm, ose ai të kishte guxuar pak më shumë… mund të kishit 4 fëmijë tani. Nejse, kot s'thonë që çfarë është kësmeti yt, s’ta merr njeri."

ME TE LEXUARAT