8 Marsi, Veliaj: Nesër transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat!

Aktualitet

8 Marsi, Veliaj: Nesër transporti publik në Tiranë të

Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se nesër transporti do të jetë falas për të gjithë nënat dhe vajzat. 

Ky vendim është marrë në kuadër të 8 marsit, nësa kryebashkiaku falënderon gjininë femërore për të gjithë dashurinë dhe përkushtimin që japin çdo ditë.

"Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.

Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!", shkruan Veliaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion