"Egli ditë me diell, por Gjesti është si koha ndryshon", Shoku i këngëtarit pesimist mbi raportin e dyshes!

Showbiz

Gjesti ka folur mbrëmë për herë të parë për ish-të dashurën e tij, së cilës i kushtoi dhe letrën në ditën e të dashuruarve. Ai tha se me të ka përjetuar emocione dhe kujtime që thotë se kurrë më nuk do t’i përjetojë.

Lidhur me këtë raport e jo vetëm, u shpreh miku i tij, Dj Gimbo.

A mendon se Egli është në shijet e vajzave të Gjestit? A mendon se ka pëlqim?

Sa i përket shijeve të tij, ai është si koha, ai ndryshon. Ndryshon si koha në shijen e tij. Unë mendoj që Egli është ‘një ditë me diell’. Për Xhenetën të gjithë e dinë. Gjesti tregon të vërtetën. Armën më të fortë ka heshtjen. Eglin mund ta gjykojë Gjesti, ne jemi jashtë.

Nëse ata gjejnë kimi të përbashkët, pse jo", tha ai në Fun Club.

 

ME TE LEXUARAT