Egla Ceno i përgjigjet Gent Zenelaj: Gratë i shihni si dashnore dhe shtëpiake por jo si fitimtare 

Showbiz

Egla Ceno i përgjigjet Gent Zenelaj: Gratë i shihni si dashnore dhe

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother Vip, Egla Ceno ka reaguar pas deklaratës së kolegut të saj, aktorit të njohur Gentian Zenelaj, i cili tha se nuk e mbështet lojën që ajo ka bërë gjatë rrugëtimit në këtë reality-show.

Në një intervistë për “Pushime on Top”, Zenelaj tha se Eglën e njihte që nga shkolla dhe më pas edhe gjatë rrugës në botën e aktrimit, por loja e saj në Big Brother e ka suprizuar atë dhe jo për mirë.

Sipas Zenelaj, ndonëse Egla e fitoi lojën, por profilin më të mirë ta aktorëve e nxorri Julian Deda, duke konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e këtij të fundit.

“Eglën e kam pasur katër vjet shoqe klase. Ashtu vendosi të ndiqte strategjinë e lojës së saj. Nuk e di nëse ka qenë lojë, apo ashtu është realisht, por në shumë gjëra më ka surprizuar. E di që do e bëni lajm nëpër portale. Ajo e fitoi lojën, por profilin tonë të aktorëve më mirë e nxori Juli. Për mua ai është fituesi”,- u shhpreh aktori, Gentian Zenelaj.

Kjo deklaratë e aktorit nuk është pritur aspak mirë nga Egla, e cila shigjetoi pohimin e tij përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke thënë se burrat i shohin gratë si mbretëresha, muza, shtëpiake apo dashnore, por nuk mund t’i shohin kurrë në qenien e tyre si fitimtare, që mund të arrijnë edhe të pamundurën.  

Për Eglën, burrat e kanë të vështirë t’a pranojnë kur një femër ja del dhe prandaj mbështesin njëri-tjetrin kur ato përpiqen që të denigrojnë dhe të ulin figurën e femrës.

“Burrat i shohin gratë si mbretëresha, princesha, muza, kuzhiniere, shtëpiake, nëna, bija, dashnore. Vetëm si gra nuk i shohin kurrë! Duhet të jetë shumë e vështirë për ta, prandaj me sa duket nuk bëjnë me faj njëri-tjetrin kur përdorin fjalë denigruese ndaj një gruaje”,- shkruan Egla në postimin e saj në Instagram.

Gjithashtu Egla shtoi se deklarata e tij ishte suprizuese, e ndërsa nuk e mohon se ka patur një indicie negative nga ajo.

“Më ka surprizuar! Nuk them për mirë apo për keq se do bëhet lajm portalesh, por më ka surprizuar për keq”,- ka përfunduar Egla.

Aktori Gentian Zenelaj moderon emisionin "Stop" me Saimir Kodrën, personazh i cili më parë u akuzua nga Egla se kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të vendit të punës.

Ajo e bëri këtë deklaratë gjatë kohës që po qëndronte në shtëpinë e famshme, ndërsa Saimir Kodra paralajmëroi se ndaj saj do të fillonte një proces gjyqësor për akuza të pabaza dhe që denigronin figurën e tij. Megjithatë pas daljes, Egla konfirmoi se nuk i ka ardhur një thirrje nga Gjykata për këtë çështje, ndërsa thekson se ka treguar një të vërtetë të përjetuar. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion