Egla Ceno flet për Dhomën e Bardhë, tregon për herë të parë se çfarë ndodhi para se të futej aty
Në Post Big Brother, Egla Ceno ka folur për Dhomën e Bardhë dhe çfarë ndodhi para se të futej aty.
Ajo u shpreh se ajo ishte një nga përjetimet më të vështira në këtë Big Brother, teksa u shpreh se para se të merrte vendimin për t’u futur dhe izoluar aty, ajo kanë kryer disa teste psikologjike, për të kuptuar nëse mund ta përballonte apo jo.
“Dhoma e Bardhë ka qenë pikë therje shumë e vështirë sepse psikologjikisht mund të kishte qenë fatale.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas skualifikimit, kur mu propozua Dhoma e Bardhë, para se të futem aty kam bërë teste psikologjike… pastaj mora vendimin dhe u futa. U krye me sukses nga të tre duhet të them. Psikologjikisht flas. Më pas ndodhi ajo që ndodhi”, tha ajo.