“E varfër, por me dinjitet dhe e mençur”, filmoi Parashqevi Simakun në rrugët e New York-ut, gruaja shqiptare tregon momentin

Showbiz

“E varfër, por me dinjitet dhe e mençur”, filmoi

Parashqevi Simaku, ikona e muzikës shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të disa pamjeve që u bënë virale, ku ajo shfaqej se e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut dhe duke jetuar me ndihma.

Fillimisht ajo u shfaq në një video të transmetuar nga televizioni amerikan Abc7, ndërsa ditën e djeshme Parashqevi Simaku u filmua sërish në rrugë nga një grua shqiptare, e identifikuar si Elvira Tata.


Ajo ka publikuar videon në Instagram, ndërsa shkruan “për të gjithë miqtë e mi jua shuajta pak atë kureshtjen për Parashqevinë. Ajo ishte ne gjendje vërtet e varfër, por me një dinjitet te forte dhe gëzonte shëndet te plotë. Kjo video e shkurtër pasi bëra shume video sebashku do tju tregoj qe është nje grua vitale e mençur dhe me shume drite”.

Ndërsa në një tjetër postim, ku shfaqet së bashku me artisten shqiptare, Elivira Tata shkruan se “ajo është e bukur si gjithnjë dhe me një buzëqeshje plotë jetë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion