KFOR shton masat në Kosovë. Misioni paqeruajtës, stërvitje për sigurinë në Manastirin e Deçanit

Bota

KFOR shton masat në Kosovë. Misioni paqeruajtës, stërvitje

Pas sulmit   në kanalin  e Ibër-Lepencit se  KFOR ka shtuar masat  për sigurinë ne Kosovë, nëpërmjet një njoftimi për mediat, misioni paqeruajtës ka bërë me dije se ka nisur përgatitjet për  planin mbrojtës së Manastirit të Deçanit.

“Batalioni i Komandës Rajonale Perëndimore i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, në bashkëpunim me batalionin rezervë hungarez zhvilluan një stërvitje për zbatimin të planit të mbrojtjes për Manastirin në Deçan”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Sipas njoftimit, stërvitja mundësoi përmirësimin e kapacitetit të vendosjes së njësive të reagimit të shpejtë, të kryera me mjete toksore dhe me helikopterë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet më tej.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in , në rolet e tyre përkatëse si reargues për garantimin e sigurisë në Kosovë thuhet në mbyllje të njoftimit të misionit paqeruajtës. 

ME TE LEXUARAT