"E quajta shoqe", kriset miqësia mes Merit dhe Ilnisës

Showbiz

"E quajta shoqe", kriset miqësia mes Merit dhe Ilnisës

Zinxhiri i shpëtimit, spektaklin e mbrëmjes së kaluar, ka krijuar debate të forta në shtëpi, ku sigurisht nuk i ka shpëtuar Meri dhe Ilnisa.

Ilnisa, Gazi dhe Meri janë tre të nominuarit për javën e ardhshëm, ku sipas zinxhirit të shpëtimit, Ilnisa dhe Meri ishin të fundit ndërsa Gazi u dërgua menjëherë në nominim për shkak të zarfit të zi, pasi kishte thyer rregullat.

Teksa kanë qenë në dhomën e gjumit, Meri dhe Gazi kanë diskutuar në lidhje me një deklaratë të Ilnisës, e cila është shprehur se nuk do ia falë kurrë Vesës që po ia heq Merin nga BBV3.

Mirëpo Meri nuk e ka pritur aspak mirë komentin e saj, e cila e konsideron atë si një konkurrente tepër të dobët.

Meri: Unë me Ilnisën jam deklaruar si shoqe dhe kam mbajtur pozicionin si shoqe, nuk kam mbajtur pozicionin si lojtare. Se po të dua të bëhem lojtare bëhem shumë kollaj

Gazi: Si të gjithë.

Meri: Po dreqi e mori, i kam thënë shoqe, më ka thënë shoqe dhe nuk doja të shkelja këtë gjë.

Gazi: Ti je tjetër gjë. Unë gjithmonë që jam zënë me atë, jam zënë se ka sulmuar të tjerët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion