Aliyev rikonfirmohet si President/ Rama: Mezi po pres të hapet ambasada e re në Baku

Politikë

Aliyev rikonfirmohet si President/ Rama: Mezi po pres të hapet ambasada e

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev është rikonfirmuar në detyrë duke fituar 92.1% të votave në zgjedhjet presidenciale.

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Aliyev për rikonfirmimin në detyrë duke shtuar se nën udhëheqjen e tij Azerbajxhani do të bëjë hapa të mëdhenj përpara.

Rama ndër të tjera shkruan në “X” mezi pret që të ndihmojë në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt.

“Urime të përzemërta mikut tim të dashur Ilham Iliyev për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara!

Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion