E përfshirë në rrjete kriminale, ish-konkurrentja e Miss Ekuador vritet në mes të ditës

Showbiz

E përfshirë në rrjete kriminale, ish-konkurrentja e Miss Ekuador

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, pasi ish-konkurrentja për Miss është qëlluar me armë zjarri në një restorant të vogël të qytetit. Sipas mediave vendase, viktima është Landy Parraga, pjesëmarrëse në Miss Ekuador në vitin 2022, e ndërsa theksohet se vrasja e saj mund të ketë lidhje me grupet kriminale.

Në pamjet e publikuara, viktima Parraga shihet se po diskutonte në këmbë me një burrë brenda në restorant, teksa vrasësi i maskuar vjen drejt saj dhe e qëllon direkt, pa pritur që ajo të kishte mundësinë për të vepruar. Pasi bie në tokë, ai e qëllon sërish disa herë, duke e lënë të vdekur në vend.

Nisur nga autoritetet policore, e reja dyshohet se ishte e përfshirë në një rrjet kriminal, dhe vrasja e saj ka ardhur si një mënyrë për të larë hesapet mes grupeve të përfshira.

Nisur nga të dhënat e tyre më herët, emri i ish-konkurentes së bukurisë Landy Parraga u përmend në një bisedë të bërë publike nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, në dhjetor të 2023 si pjesë e një çështjeje të madhe e krimit të organizuar që po hetohej.

Një nga 52 personat që ndiqen penalisht për këtë çështje është Helive Angulo. Në bisedë, Angulo i tha trafikantit të drogës Leandro Norero, pasuritë e të cilit ai menaxhonte, se policia e kishte pyetur për Párraga. “Miku im, emri i saj nuk mund të dalë askund. Përndryshe, bota ime do të shembet”, shkruante Norero. Ai u vra në burg në vitin 2022, gjashtë muaj pas burgimit.

Landy Parraga ishte një ish-konkurrente e Miss Ekuadori, pasi përfaqësonte provincën Los Ríos në 2022. Ajo kishte më shumë se një milion ndjekës në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion