Aksident në Korçë, makina përplas kalimtarin në mes të bulevardit

Aktualitet

Aksident në Korçë, makina përplas kalimtarin në mes

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Korçës. Një shofer 48 vjeçar, ka përplasur me makinë një të moshuar teksa ka qënë duke kaluar rrugën.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, dhe si pasojë e përplasjes i moshuari është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq është vënë në pranga shoferi i mjetit.

“U arrestua në flagrancë shtetasi G. X., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevard “Gjergj Kastrioti”, Korçë, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar këmbësorin L. Q., 70 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion