E papritur! Sherr me Vserlon, Livia përjeton atak paniku!

Një situatë e rëndë ka ndodhur në BBVIP4, ku Livia ka përjetuar një atak paniku pas një debati të ashpër me Vserlon.
Gjithçka nisi kur tensionet mes tyre u rritën ndjeshëm, ndërsa Vserlo vazhdoi ta ndiqte atë edhe pasi ajo kërkoi të largohej nga situata. Në një moment të tensionuar, Livia shpërtheu me të bërtitura, duke thënë:
“Mu hiq, se po përjetoj një atak panik!”
Banorët reaguan menjëherë për ta ndihmuar, duke u mobilizuar rreth saj për ta qetësuar gjendjen e saj shëndetësore. Gjesti, Laerti dhe Tiri ndërhynë, duke i kërkuar me ngulm Vserlos që të ndalonte debatin dhe t’i jepte asaj hapësirë për të marrë veten.
Megjithatë, pavarësisht këtyre thirrjeve, ai vazhdoi të argumentonte, duke rritur edhe më shumë tensionin.


