Gjesti ngatërroi Çerçiz Topullin, Jul Deda e ironizon në rrjete sociale! Ja reagimi!
Lajmifundit
/
19 Shkurt 2025, 20:39
Showbiz

Mbrëmjen e kaluar, Gjestit iu dhurua një bluze ku në të ishin të stampuara tri figura historike; Gjergj Kastriot Skënderbeu, komandanti Adem Jashari dhe Çerçiz Topulli.
Por Gjesti nuk arriti të dallojë Çerçiz Topullin dhe e ngatërroi me Jezusin.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe aktori Jul Deda i cili në Instastory shkruan:

"Tjetri ngatërron Çerçizin me Jezusin. Shiko Çerçizin edhe mund të mos e njohësh se mbase s’ke lexuar për të por mos të njohësh Jezusin është pak problem".