"E kam patriot dhe...", Soni Malaj tregon se si u ndje pasi e shpallën Berishën “non grata” në SHBA

Showbiz

"E kam patriot dhe...", Soni Malaj tregon se si u ndje pasi e

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ndër vite ka ruajtur një raport të mirë me ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Ajo ka qenë përkrahëse në shumë prej fushatave të Partisë Deomkratike, duke interpretuar në mitingjet e ndryshme të kësaj partie.

Sonin dhe Sali Berishën përveçse puna, i bashkon edhe prejardhja e tyre e përbashkët – Tropoja.

Mediat në Kosovë e Shqipëri ditëve të fundit janë stërmbushur me lajmet mbi shpalljen persona të padëshiruar në ShBA të anëtarëve të familjes së ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Sali Berisha.

Soni Malaj, e cila ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka rrëfyer para moderatorit Arian Çani se i erdhi keq kur mori një lajm të tillë, për familjen Berisha.

“Unë për vite me rradhë kam qenë pjesë e fushatës elektorale të PD me ftesën e z. Berisha.

Ne artistët përgjithësisht mbështesim individët në politikë, jo partitë. Patjetër që më erdhi keq, i uroj shëndet z. Berisha.

Nuk është puna e vajtjes ndoshta se sa gjesti që ti je ‘non grata’. Kujtdo që ti ndodhte kjo do më vinte keq dhe patjetër z. Berisha që e kam dhe patriot”, u shpreh tutje këngëtarja tropojane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion