‘E humbët dasmën’, Zendaya shfaqet për herë të parë në publik me unazën e martesës

Showbiz

‘E humbët dasmën’, Zendaya shfaqet për herë

Zendaya ka dalë për herë të parë në publik me “unazën e saj të martesës” pas deklaratës së stilistit të saj se ajo është martuar me Tom Holland në një ceremoni sekrete.

Çifti u njoh në xhirimet e Spider-Man rreth 10 vjet më parë. Edhe pse gjatë viteve ata kanë ndarë disa momente të rralla nga marrëdhënia e tyre, në përgjithësi janë mjaft të rezervuar.

‘E humbët dasmën’, Zendaya shfaqet për herë

‘E humbët dasmën’, Zendaya shfaqet për herë

‘E humbët dasmën’, Zendaya shfaqet për herë

Por stilisti i Zendaya, Law Roach, tha se çifti i famshëm është martuar pasi fejesës që u bë vitin e kaluar. “E humbët”, u shpreh ai në tapetin e kuq të Actor Awards.

Aktorja është fotografuar në një sfilatë mode të Louis Vuitton, me një unazë që dukej se simbolizonte kurorëzimin.

Ajo u pa duke mbajtur një unazë të hollë ari të fshehur mes tri unazave të mëdha argjendi. Zendaya dukej shumë elegante e veshur me këmishë, fund të bardhë, rrip dhe taka të zeza.

Tom dhe Zendaya u fejuan mes Krishtlindjeve 2024 dhe Vitit të Ri vitin e kaluar, në një prej shtëpive të aktores në SHBA./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion