E fejuar në Dibër para se të futej në emision, Jasmina i përgjigjet më në fund thashethemeve
Lajmifundit
/
30 July 2021, 12:38
Showbiz

Prej kohësh flitej se Jasmina Kadriu, ish- konkurrentja e “Për’puthen” ka qenë e fejuar në Dibër para se të futej në emison. Ky thashethem iu dërgua si pyetje Jasminës në Instastory, dhe ajo nuk e la pa përgjigje.
“Unë në Dibër nuk kam qenë që tre vjeç, kur u fejova? Mbasi hyra në ‘Për’puthen’, se para kësaj as nuk më njihnin. Ahh, njerëzit e shkretë, i zgjidhën gjithë hallet e tyre, kaluan tek të miat”, tha ajo.

Kujtojmë se Jasmina pati një lidhje me Andin në emision, që u shoqërua me puthje, pasion, zënka, lot e përfundoi me ndarje.

Ata tashmë nuk janë bashkë.


