Sulmohet në brigjet e Omanit anija izraelite, “heshtin” zyrtarët vendas

Marina britanike ka njoftuar së fundmi se një anije tregtare e Izraelit është sulmuar në afërsi të brigjeve të Omanit në Detin Arabik. Ndërkohë, mediat shkruajnë se zyrtarët izraelitë nuk e kanë konfirmuar që ky incident po ndodh, ndërkohë që anë rritur tensionet me Iranin dhe bisedimet për programin bërthamor me Teheranin.
Marina britanike në një kumtesë ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet lidhur me këtë incident, për të cilin thonë se ka ndodhur të enjten mbrëmë në afërsi të ishullit Masirah. E detaje tjera, përfshirë të dyshuarit si dhe motivi i sulmit deri më tani nuk janë bërë të ditura.
Ushtria britanike nuk është deklaruar lidhur me këtë, madje nuk kanë qenë të qasshëm për komente ashtu sikurse edhe flota e marinës amerikane që patrullon në ujërat e Lindjes së Mesme.


