E dhimbshme! Premtimi prekës i Luizit për Kiarën: Kur të ikim do të të çoj te varri i babit

Showbiz

E dhimbshme! Premtimi prekës i Luizit për Kiarën: Kur të

Luiz Ejlli që në ditët e para ai shfaqi pëlqim për moderatoren Kiara Tito, ndërsa ndjenjat u rritën dita ditës.

Pavarësisht refuzimeve të Kiarës, Luizi diti ta bëjë për vete ndërsa moderatorja i dha një mundësi. Luizi bën gjithçka për lojë, pa e përfshirë aspak marrëdhënien e tij me Kiarën.

Madje, ai ka arritur në atë pikë sa e sheh si nënën e fëmijëve të tij. Teksa bisedonin në mbrëmje me njëri-tjetrin në shtrat, këngëtari i bëri Kiarës një premtim prekës.

Para se të ikin në Maldive (udhëtimi i dhuruar për çiftin nga produksioni i BBV), ata do të ndalen më parë në Shkodër. Kjo pasi Luizi dëshiron ta çojë Kiarën tek varri i babait, për t’i prezantuar nusen.

Këto fjalë e prekën dhe Kiarën, e cila ka treguar edhe më herët që ndihet mirë dhe e vlerëson përkushtimin dhe dashurinë që Luizi i jep çdo moment.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion