Në kërkim nga Interpoli/ Arrestohet në Itali 33-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një grupi kriminal

Aktualitet

Në kërkim nga Interpoli/ Arrestohet në Itali 33-vjeçari

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë, kanë vënë në pranga 33-vjeçarin R.G.,  të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Nga veprimet hetimore të kryera me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të 33-vjeçarit, ka rezultuar se në datat 29.03.2019 dhe 05.04.2019, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për esktradimin e shtetasit R. G., drejt Shqipërisë.

NJOFTIMI:

Shkëmbimi i informacionit në kohë reale, mes Interpol Tiranës dhe homologëve italianë, bëri të mundur kapjen në Itali të një 33-vjeçari të kërkuar ndërkombetarisht si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, 33-vjeçari, shtetasi i tretë i kërkuar ndërkombëtarisht që vihet në pranga falë bashkëpunimit me partnerët.

Si rezultat i i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore italiane, u bë i mundur lokalizimi, kapja në Itali dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar:

– R. G., 33 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga veprimet hetimore të kryera me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të 33-vjeçarit, ka rezultuar se në datat 29.03.2019 dhe 05.04.2019, ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të tjerë, i kanë shitur një shtetasi tjetër, një sasi lënde narkotike heroinë, kundrejt shumës 35 000 euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për esktradimin e shtetasit R. G., drejt Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion