Dyshohet se ngriti “shtëpi bari” në Australi/ Bardhi “hakmerret” ndaj Vis Pupës: Bota rrotullohet

Showbiz

Dyshohet se ngriti “shtëpi bari” në Australi/ Bardhi

Aktori Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij Belina Pupa akuzohen se kishin kthyer një banesë në Ascot Park të Australisë në “shtëpi bari”, ku kishin kultivuar 43 bimë kanabisi.

Ndërsa influencerja u arrestua dhe më pas u lirua me kusht, aktori është shpallur në kërkim pasi thuhet se është larguar jashtë vendit.

Në mesin e reagimeve të shumta lidhur me këtë ngjarje, ishte edhe ai i këngëtarit Bardhi Idrizi, i cili ka vendosur të “hakmerret” ndaj kritikave që aktori ka bërë ndaj tij dhe blogeres Sara Gjordeni.

Bardhi shprehet se bota është me rrota dhe se Elvis Pupa u ngut të fliste për një person që nuk e njihte.

“Po më vjen keq me lexu këtë lajm se je nga aktorët e mi të preferum të fëmijërisë. Por le të jetë si shembull ky që bota sillet.

U ngutë me fol për dikon që s’e njeh, as s’të ka dëmtu ty kurrë. E gjatë kohës së Big Brother e shkrujshe në story ‘Free Bardhi’ pa arsye, tash po ta shkruj unë ‘Free Elvis’ me arsye”, ka shkruar Bardhi në postimin e tij.

Dyshohet se ngriti “shtëpi bari” në Australi/ Bardhi

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion