Shkatërrime në jug të Francës nga moti i keq me viktima e të zhdukur, goditet dhe Australia

Bota

Shkatërrime në jug të Francës nga moti i keq me viktima e

Shtrengata dhe stuhi të forta me përmbytje, kanë shkaktuar vdekje e shkatërrime në Var të Francës juglindore.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën e dy të tjerë  mbeten të zhdukur pas reshjeve të dendura, të cilat kanë sjellë që nga fillim java vërshim ujërash në këtë rajon.

Një çift të moshuarish u gjetën të vdekur në makinën e tyre në zonën e Cavalière, raportojnë mediat lokale.

Ujërat e rrëmbyer e morën me vete makinën e tyre, duke mos i lënë mundësi shpëtimi. Një tjetër grua u gjet e pajetë po në automjetin e saj.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në zonë, duke bllokuar rrugë e duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Presidenti Emmanuel Macron shkroi në X se forcat e shpëtimit janë angazhuar maksimalisht për të asistuar popullatën lokalë.

Autoritetet në qytetin bregdetar Le Lavandou kanë nisur sakaq përpjekjet e pastrimit dhe hapjes së rrugëve, edhe pse siç thonë, dëmet janë të mëdha e prekin ura, brigje, impiante të trajtimit të ujërave të zeza, e pothuajse të gjithë vijën bregdetare.

Një situatë e ngjashme u regjistrua dhe në një pjesë tjetër të globit, në Australi, me një situate krize në Neë South Wales, ku vërshimi i ujërave ka marrë disa jetë njerëzish, ka shkaktuar një kaos të transportit e ka nxitur shumë evakuime.

Me 50.000 banorë të izoluar tashmë nga ujërat e përmbytjeve, autoritetet kanë lëshuar 160 paralajmërime, 37 nga të cilat janë në nivel emergjence./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion