Dy banorët e "Ferma Vip" kalojnë natën bashkë "poshtë jorganit"
Lajmifundit
/
16 Prill 2025, 10:39
Showbiz

Në episodin e fundit, situata brenda fermës ka marrë një tjetër kthesë, pasi dinamika mes banorëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.
Këngëtari i njohur Limi, i cili ka tërhequr vëmendjen e vajzave në fermë, është parë shpesh duke flirtuar me Keisin, Esterin dhe Nurin.
Por kur u duke se me Albën i ndërprenë raportet, situata mes tyre ka ndryshuar.
Mbrëmjen e djeshme Alba dhe Limi kanë kaluar natën bashkë dhe një pjesë të mirë poshtë jorganit.
A është kjo fillimi i një romance të re, apo vetëm një lëvizje strategjike brenda lojës? Mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme!


