Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj del sot para GJKKO, zbulohet arsyeja
Lajmifundit
/
16 Prill 2025, 10:38
Aktualitet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj del sot para gjykatësit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Erjon Bani për shqyrtimin e informacionit dy mujor të zhvillimit të hetimeve.
Seanca procedurë do të mbahet në orën 12:00.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të GJKKO pasi akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Ai ndodhet aktualisht në burgun e Durrësit, pas vendimit arrest me burg nga Gjykata e Posaçme.


