Dy aktorët e Portokallisë në Big Brother Vip Albania 5?

Showbiz

Dy aktorët e Portokallisë në Big Brother Vip Albania 5?

Moderatorët e projektit televiziv dedikuar fëmijëve të realizuar nga Fondacioni “Dritan Hoxha” dhe Top Channel, “Fun Camp” Aleksandër Grami dhe Ermir Hoxhaj bënë një deklaratë se do të jenë pjesë e sezonit të pestë të Big Brother VIP Albania.

Duke pyetur edhe personazhin tjetër, Kërmill Mili, që me shaka tha se pas projektit do të ishte opinionist i Big Brother VIP Albania 5, dy aktorët e show-t të humorit “Portokalli” thanë se edhe ata do të ishin aty, si banorët e sezonit të ri të spektaklit më të ndjekur shqiptar.

“Ne do të jemi banorë”, thanë ata, teksa Mili i habitur tha se do u jepte opinione kritikuese në çdo puntatë.

Projekti televiziv “Fun Camp” mbylli siparin këtë të shtunë në Top Channel. Ai u realizua në një kamp, pranë natyrës dhe kafshëve me lojëra dhe sfida për të vegjlit.

Aktori Ermir Hoxhaj ka qenë i ftuar në një nga prime e BBV4, ku edhe ka imituar aktorin Laert Vasili. Por a do jetë pjesë e BBV5 Ermiri apo Sandri? Apo të dy bashkë? Kjo mbetet për tu parë në javët në vijim. Produksioni deri më tani as nuk e ka konfirmuar dhe as e ka mohuar deklaratën e dy aktorëve.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion