Dua Lipa paditet nga një paparac, shkak bëhet një fotografi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po përballet me një proces gjyqësor pasi shpërndau një foto të realizuar nga një paparacë pa lejen e tij.
Integral Images paraqiti një padi me tetë faqe kundër yllit të muzikës të martën duke pretenduar shkelje të së drejtës së kopjimit sepse ajo e bëri këtë “pa leje ose autorizim”.
Sipas Billboard, kompania shkruan se Dua ndau një nga fotot e tyre pa marrë leje, në të cilën ajo shfaqet teksa largohet nga një aeroport e veshur me një kapelë të madhe, edhe tha se se do të kërkojë 150,000 dollarë dëmshpërblim.

Këtë foto, këngëtarja e shpërndau në profilin e saj në Instagram në shkurt 2019-s. Mirëpo, Integral Images ka argumentuar se këngëtarja përdorë faqen e rrjeteve sociale si një mjet marketingu.


